Për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës tashmë është zgjedhur edhe kompania fituese. Tenderi për ndërtimin e kësaj hekurudhe i është dhënës kompanisë italiane INC S.P.A.
Për këtë tender interes kishin shprehur tri kompani, por INC S.P.A. sipas BERZH-it kishte ofertën më të ulët prej 69.7 milionë euro dhe pas vlerësimit të ofertave kjo kompani u shpallë fituese, raporton TCH.
Kompania italiane është një nga më të njohurat në Itali në fushën e infrastrukturave të mëdha.
Projekti është pjesë e Korridorit Mesdhetar dhe kostoja totale e tij është 92.1 milionë euro, nga të cilat 35.5 milionë euro grant mbulohet nga Kuadri i Investimeve i Ballkanit Perëndimor (WBIF) dhe 36.9 milionë euro është i mbuluar nga kredia e BERZH, ndërsa pjesa e mbetur do financohet nga Qeveria e Shqipërisë.
-
Punët për rehabilitimin e hekurudhës Tiranë – Durrës nisin në korrik
-
Rama për hekurudhën Prishtinë-Durrës: Me Kurtin do t’i eksplorojmë dy pista financimi
-
Hekurudha “Kuq e Zi”: 105 kilometra e gjatë, 43 ura, 14 tunele
-
Hapet njoftimi për dorëzimin e ofertave mbi projektin e rrugës Prishtinë-Mitrovicë
-
Qeveria miraton vendimin lidhur me hekurudhën Prishtinë-Durrës