Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike, sot ka përpiluar listën e dokumentacionit për hetim.
Kryesuesi i Komisionit, Hajdar Beqa ka thënë se Komisioni do t’i hetojë të gjitha dokumentet e nevojshme qofshin ato vendime ose kontrata nga viti 2006 e deri më tash në sektorin e energjisë.
Deputeti Armend Muja ka kërkuar nga Kuvendi transkriptin e deklaratës në një seancë parlamentare të deputetes së LDK-së Hykmete Bajrami, lidhur siç tha ai me projektin specifik “Bilfinger”./KSP
Artikuj të ngjashëm
-
Hetimet për energjinë, votohet lista fillestare e dëshmitarëve për intervistim
-
Kuvendi sot vazhdon 5 seanca të papërfunduara
-
Opozita: Kosova po importon energji elektrike shkaku i ish-anëtarëve të bordit në KEK
-
Propozimi i Mujës për shkarkimin e Duda Baljes nxit debat në Komisionin hetimor për energjinë
-
Për afro dy muaj Komisioni për energji, nuk arrin ta përpilojë listën e dëshmitarëve