Komisioni Hetimor në lidhje me gjendjen në PTK, kërkon që të krijojnë një dosje me intervistat dhe materialet e diskutuara deri më tash.
Derisa mandati i tyre po përfundon ata kanë thënë se duhet të lënë të gatshme materialet për deputetët e rinj. Kryetari i Komisionit, Visar Ymeri, propozoi që të enjten të mbahet edhe një mbledhje për të grumbulluar intervistat dhe materialet që i posedojnë, raporton KTV.
Deputeti nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj, tha se ka mjaftueshëm material që nisin me procedura ligjore. Deputeti Milaim Zeka, propozoi që tërë materiali t’i dorëzohet edhe mediave në mënyrë që publiku të kuptojë gjenden në PTK.
Deputetja Albulena Haxhiu tha se ka mjaftë argumente dhe prova se në PTK është bërë krim i organizuar. Pas këtij diskutimi Komisioni ka filluar intervistimin e Sebaudin Ramaxhikun, Zyrtar Ligjor në Telekom.
Ramaxhiku ka thënë se nuk ka qenë prezent në nënshkrimin e kontratës me Dardafon dhe se këtë e kishte parë më vonë.
-
Komisioni për Telekomin po bën gati një raport për ta dërguar në Prokurori
-
Miratohet raporti hetimor për Telekomin, i dërgohet Prokurorisë
-
Hetimet për Telekomin do të vazhdojnë edhe në legjislaturën e ardhshme të Kuvendit
-
Kërkohet që Komisioni Hetimor për PTK-në të vazhdojë punën edhe në legjislaturën e re
-
Blerim Devolli kërkon që për Telekomin të intervistohet në seancë të mbyllur