Kryeministri Ramush Haradinaj, pas shkarkimit të Komisionit Shtetëror për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror që udhëhiqej nga Murat Meha, i la përgjegjësinë Shpejtim Bulliqit, i cili edhe është kundërshtar i versionit të marrëveshjes së arritur me Malin e Zi.
Bulliqi në një prononcim për Koha.net, ka thënë se për formimin e ekipit ende janë duke u analizuar gjërat. Ai me një përgjigje të shkurtër ka thënë se “Deri tash nuk ka asgjë konkrete”.
Por një listë e cila po qarkullon nëpër rrjete, tregon se lista është formuluar e megjithatë ende jozyrtarisht është bërë e ditur një gjë e tillë. Pjesë e kësaj liste është edhe Zenjullah Gruda, profesor në Universitetin e Prishtinës.
Gruda i kontaktuar nga Koha.net, ka thënë se beson që është pjesë e ekipit të komisionit për Demarkacion, por se ende nuk ka marrë asnjë informatë zyrtare.
“Besoj se edhe unë jam pjesë e ekipit, por asgjë nuk është zyrtare”, ka thënë ai për Koha.net.
Pjesë e kësaj liste jozyrtare janë edhe Martin Berishaj, Hamit Basholli, Florim Isufaj, një përfaqësues nga MPJ, një përfaqësues nga MPB, një nga ministria e Infrastrukturës dhe Riza Smakaj dhe Zymer Neziri, të dy përfaqësues të komunitetit.

-
Komisioni i ri për demarkacionin ka gati raportin
-
Komisioni i ri për Demarkacionin në pritje të udhëzimeve nga Qeveria
-
Qeveria emëron anëtarët e Komisionit Shtetëror për demarkacion
-
Qeveria do të presë përfundimet e Komisionit për t’i dhënë epilog demarkacionit
-
Isufi thotë se do të dalin me propozim real për demarkacionin