Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komisioni hetimor i Kuvendit për shpenzimet e Thaçit has në bojkot të brendshëm e të jashtëm

Dokumente të pakta e pa specifika i ka dërguar presidenca Komisionit Hetimor që po heton shpenzimet për lobim të Hashim Thaçit.

Deri tash, para këtij komisioni që është themeluar në qershor e që mandat ka deri në dhjetor, ka raportuar një zyrtar nga presidenca, por anëtarë të komisionit janë të pakënaqur me dokumentet e ofruara nga ta, raporton KTV.

Arbërie Nagavci nga ky komision, tha se ka rezistencë edhe nga ministria që të mos ndajnë shumë informata me komisionin.

Por, një tjetër anëtar i komisionit nga PDK-ja, Hajdar Beqaj, thotë se ky komision nuk do të duhej të themelohej fare.

Sipas tij, komisioni hetimor veç sa i ndihmon Serbisë për ta zbehur lobimin e Kosovës në botë.

Beqaj ka thënë se shpejt si komision, do të dalin me raport përfundimtar, por sipas tij, vetë formimi i këtij komisioni është bërë veç pse është emri i Hashim Thaçit president, e sipas tij, ka mllef të padrejtë karshi njeriut që ka punuar shumë për Kosovën.