Anëtarët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim, janë mbledhur për të diskutuar disa projektligje pa vullnetin e kryetarit të Komisionit, Igor Simiq.
Nënkryetari i komisionit, Xhelal Sveçla, ka thënë se Simiqi nuk ka shprehur gatishmëri që të thërrasë mbledhjen.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ne duhet të marrim një vendim në pajtim me nenin 62 paragrafi 2 e nenin 64 në pajtim me rregulloren e kuvendit. Komisioni me qëllim të përshpejtimit të miratimit të projektligjeve nxori këtë vendim. Me mos praninë e Igor Simiqit, seanca e komisionit kryesohet nga nënkryetari i parë Xhelal Sveçla. Miratohen pa vonesë projektligjet në vijim”, ka thënë Sveçla, raporton TV Arta.
Komisioni me vota unanime votoi PËR, pas shqyrtimit të projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për kinematografinë, projektligjit për të Drejtat e Autorit dhe të Drejta të Përafërta, atë për Bibliotekat, projektligjit për Tatimin e të ardhurave personale dhe projektligjit për Tatimin në të ardhura të korporatave.
Komisioni ka nxjerrë deklaratë për rastin e ndaljes së deputetit Sllobodan Petroviq nga policia serbe në Merdarë.