James Foggo, komandant i Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli ka folur për situatën e sigurisë në veri të vendit.
Madje ai ka thënë se po të ishte situata e rrezikshme, ambasadori amerikan nuk do të shkonte për vizitë atje, transmeton rtk.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLexoni edhe:
Kosnett në Mitrovicën veriore, Rakiq i tregon pse nuk po hapet Ura në Ibër
Foggo këto komente i bëri pas paralajmërimeve të Britanisë ndaj shtetasve të vet që të mos udhëtojnë për në Kosovë, veçanërisht në komunat e Zveçanit, Zubin Potokut, Leposaviqit dhe në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës.
“Edhe vet kam qenë atje dhe nuk ka diçka për t’u ndjerë i rrezikuar”, ka thënë ai gjatë vizitës në Shtërpcë ku ishte bashkë me komandantin e KFOR-it, Lorenzo D’Addario.