Radhë e gjatë automjetesh është shkaktuar në magjistralen Vushtrri-Prishtinë.
Shkak për kolonat janë bërë vërshimet si pasojë e reshjeve të dendura gjatë ditëve të fundit në Kosovë.
KOHA gjatë tërë ditës ka raportuar për komunat ku vërshimet kanë shkaktuar dëme dhe në disa pjesë edhe kanë bllokuar banorët nëpër shtëpitë e tyre.
Ekipet e kërkim-shpëtimit të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë njoftuar se kanë realizuar operacione të ndihmës në disa qytete për banorët e ngujuar.
Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar edhe për disa rrugë të tjera të bllokuara në mëngjes.
Artikuj të ngjashëm
-
Kolona në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, shkak rruga e mbuluar me ujë
-
Kolona të gjata të automjeteve në magjistralen Prishtinë-Pejë
-
Kolona të gjata të veturave në autostradën Prishtinë-Pejë
-
Aksident në Hajvali, shkaktohen kolona të gjata
-
AME: Kanalizimet e bllokuara, shkaktare për vërshime në disa komuna