Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kolona të gjata në Merdarë, e vonesa në pikëkalime të tjera

Foto: Koha

4 orë e 40 minuta deri në 5 orë është pritja që duhet të bëhet për të dalë nga Kosova në pikëkalimin kufitar në Merdarë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, për të hyrë në Kosovë nga kjo pikë kufitare pritja është nga 5 deri në 10 minuta.

Në përditësimin e fundit, QKMF ka bërë të ditur se vonesa ka edhe në pikëkalimin kufitar në Mutivodë ku për të dalë nga Kosova duhet të pritet deri në një orë, ndërsa ngjashëm është edhe në Jarinje ku duhet të pritet deri në një orë e 10 minuta.