Me qëllim të zhvillimit të bashkëpunimit në sferën e botimeve dhe në pajtim me qëllimet dhe interesat e përbashkëta, Kolegji AAB dhe Grupi KOHA nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi.
Marrëveshja u nënshkrua mes rektorit të Kolegjit AAB, Lulzim Tafa dhe drejtoreshës së Marketingut të Grupit KOHA, Anita Toçi.
Marrëveshja e bashkëpunimin që u nënshkrua mes Kolegjit AAB dhe Grupit Koha përfshin: Promovimin e librave në mjediset e Kolegjit AAB të Botimeve KOHA, organizimin e aktiviteteve të përbashkëta profesionale dhe akademike, shfrytëzimin e hapësirave (Teatri, amfiteatri, salla të tjera) si dhe forma të tjera të bashkëpunimit.
Kolegjit AAB si investimi më i madh në Kosovë e më gjerë në sferën e arsimit të lartë jopublik, deri më tani ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me disa komuna si dhe shumë institucione e organizata të tjera vendore e ndërkombëtare, ku studentët e këtij kolegji në vazhdimësi kryejnë praktikat profesionale nëpër këto institucione.
-
25 Vjet Ekselencë në Komunikim dhe Gazetari
-
Mundësi të shumta për studentët kosovarë: Coca-Cola HBC Kosova dhe Kolegji UBT nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi
-
Dy akademitë zyrtarizojnë bashkëpunimin për dy vjetët e ardhshëm
-
BKT Kosova dhe Fakulteti Ekonomik – Universiteti “Hasan Prishtina” nënshkruan memorandum mirëkuptimi
-
Botimet “KOHA” me ofertë për diasporën