Komisioni për Integrime Evropiane dhe zyrtarë të Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë për disa ora kanë diskutuar për proceset dhe punën që Kuvendi duhet bërë në rrugën e Kosovës drejt BE-së.
Por, nga ky takim kanë dalë dy versione të ndryshme të asaj çka ndodhi prapa dyerve të mbyllura.
Deputetja e Vetëvendosje, Fitore Pacolli, është ngutur të japë lajmin se Kosova ka humbur shansin për liberalizim vizash.
Nga zyrat e Vetëvendosjes, ajo tha se zyrtarët e BE-së nuk kanë mundur t’u thonë atyre se liberalizimi do të ndodhë.
Por, ajo është kundërshtuar nga shumica e kolegëve të partive të tjera.
Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se nuk është e vërtetë ajo që ka thënë deputetja Pacolli.
“Takimi ka qenë i mbyllur për media, meqë kështu jemi dakorduar, anëtarët e Komisionit bashkë me Zyrën e BE-së. Përndryshe, ajo që e ka deklaruar Pacolli, e them me përgjegjësi të plotë që është totalisht e pavërtetë. Takimi i sotëm është zhvilluar në frymë jashtëzakonisht pozitive dhe, po ashtu, është thënë se ka sinjale tejet pozitive nga Brukseli në raport me liberalizimin e vizave. Kemi diskutuar lidhur me progresin në rastet e korrupsionit që është në duar të Gjyqësorit. Është vlerësuar si hap shumë i rëndësishëm ratifikimi i demarkacionit në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Blerta Deliu Kodra.
Edhe
Blerta Deliu-Kodra përgënjeshtron Fitore Pacollin
Deputeti i Alternativës, Ilir Deda, ka thënë se Pacolli e ka shkelur marrëveshjen mes Zyrës së BE-së dhe Kuvendit.
“Nuk është e vërtetë ajo çka ka deklaruar Fitore Pacolli, ata asnjëherë nuk na kanë thënë se nuk ka liberalizim të vizave. Ne kemi biseduar për proceset e Kosovës drejt BE-së, punën që duhet të bëjë Kuvendi”, ka thënë Ilir Deda, deputet i Alternativës.
Edhe deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka mohuar që BE-ja ka shuar shpresat për liberalizim të vizave dhe shkurt për KTV-në ka thënë se një gjë të tillë nuk e ka dëgjuar në atë takim.
-
Opozita e quan të pakuptimtë që liberalizimi i vizave të kushtëzohet me procesin e dialogut
-
Komisioni për Integrime Evropiane i Kuvendit mirëpret mbështetjen e PE-së për vizat
-
Pacolli i qëndron prapa deklaratave për vizat, ka një porosi për kolegët nga Komisioni parlamentar
-
Pacolli: Sivjet nuk do të ketë liberalizim vizash