“Koha Ditore” vazhdon të mbetet gazeta më e mirë ditore në raportin çmim-cilësi për tregun kosovar, duke fituar sërish çmimin “Best Buy Award” nga organizata zvicerane, “ICERTIAS”, me bazë në Cyrih.
ICERTIAS ka njoftuar se përmes një anketimi të 1200 personave me pyetjen “Sipas përvojës suaj personale, cila gazetë e përditshme ofron raportin më të mirë çmim-cilësi në tregun kosovar”, ata kanë vlerësuar “Kohën Ditore” si më të mirën në këtë aspekt.
Sipas njoftimit nga ICERTIAS, “Koha Ditore” ka dal e para në kategorinë e gazetave të përditshme, andaj dhe tash e tutje e vetmja në Kosovë ka të drejtën e bartjes së logos “Best Buy Award”
Kjo certifikatë për raportin çmim/cilësi vlen për dy vjet.
“Koha Ditore” ka dalë e para edhe në hulumtimin e kaluar të kryer nga ICERITAS në Kosovë, para dy vjetësh si dhe në atë të vitit 2015.
Gazeta “Koha Ditore” vazhdimisht është vlerësuar si lidere ndër gazetat kosovare, por edhe në rajon.