Prokuroria e Shtetit e ka ditur që në fillim të hetimit se pjesëtarët e klanit “Pronto” nuk mund t’i ndjekin për korrupsion.
Ishte pak më shumë se një vit nga parashkrimi i dy veprave penale kur Prokuroria e Shtetit kishte dalë me komunikatë se ish-deputeti i PDK-së, Adem Grabovci, dhe zyrtarë të tjerë që kryesisht janë pjesë e PDK-së po hetoheshin për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe ushtrim ndikimi, shkruan sot Koha Ditore.
Por rreth një vit pas të dy veprat për të cilat PSH-ja kishte njoftuar se po e heton këtë grup ishin parashkruar. Kjo pasi që në kohën kur kanë ndodhur bisedat e aferës “Pronto” në fuqi ka qenë Kodi i vjetër Penal. Të dyja këto vepra me Kodin e vjetër kanë qenë të dënueshme deri në 3 vjet, ndërsa në Kodin e ri janë të dënueshme me 5 respektivisht 8 vjet. Pasi që për të akuzuarit përdoret dënimi me i favorshëm, i bie që PSH-ja qysh në vitin 2016 e ka ditur së këto vepra do të vjetërsoheshin për t’u gjykuar.
Vepra për të cilën po akuzohen tash 11 zyrtarë e ish-zyrtarë të lidhur me PDK-në është shkelje e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Kosovës në bashkëkryerje. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Shpend Ahmeti dënohet me 2 vjet burgim
-
Ish-kryetari i Prishtinës dënohet me 2 vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë për mosdeklarim të 172 mijë eurove
-
PDK: Shtyrja e aktgjykimit për ish-krerët e UÇK-së, goditje ndaj drejtësisë dhe besimit publik
-
Pak orë deri në mbyllje të afatit, ende qindra zyrtarë publikë s’e kanë deklaruar pasurinë
-
Gruda: Propozimi është i paligjshëm, dënimi më i lartë i Speciales është 25 vjet burgim