Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kodi Civil i Kosovës do të bëhet si ai i Gjermanisë, investim 2.5 milionësh i BE-së

Jeta e qytetarëve të Kosovës do të rregullohet dhe mbrohet edhe më shumë për nga ana ligjore.

Këtë Ministria e Drejtësisë po synon ta arrijë përmes kodit civil, i cili ka hyrë në fazën e dytë të hartimit, raporton KTV.

Kodi civil për model do ta ketë atë të shtetit gjerman, mirëpo do të hartohet në harmoni të plotë me ligjin e trashëgimisë, atë të pronës dhe ligjin e familjes.

Gjatë këtij diskutimi u tha se po punohet intensivisht që drafti të jetë i gatshëm vitin e ardhshëm për t’u dërguar në Qeveri e më pas edhe në Kuvend.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, deklaroi se hartimi i Kodit Civil është prioritet i dikasterit, të cilin e drejton, ndërsa e ka konsideruar atë si dokumentin më të rëndësishëm pas Kushtetutës.

Ndërkaq, shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova, ka bërë thirrje që gjatë punimeve në këtë projekt të ketë transparencë dhe të evitohen paqartësitë në mënyrë që njerëzit të gjejnë më lehtë rrugën ligjore.

Edhe Tahiri: Kodi Civil, hap vendimtar në reformat e drejtësisë Arbëri Tahiri: Kodi Civil, hap vendimtar në reformat e drejtësisë

“Konsultimi publik është shumë i rëndësishëm, andaj ne inkurajomë të gjithë që t’i japin trajtë të ardhmes së Kosovës. Projekti do të sjellë transparencë të plotë, sepse kjo është e vetmja mënyrë që të dëgjohen zërat e të gjithëve. Kjo u ndihmon të gjithëve që të gjejnë gjuhë në baza ligjore”, ka thënë ajo.

Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian me afër dy milionë e gjysmë euro.