Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kodi +383 nuk funksionalizohet para qershorit të 2018-s

Në qershor të vitit të ardhshëm, do të funksionalizohet kodi i ri telefonik i Kosovës +383. Nga mesi i vitit 2018, do të shuhen kodet aktuale +377 dhe +386.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Kreshnik Gashi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas tij, në Kosovë janë më shumë se 1 milion përdorues të internetit, raporton KTV. Ai ka bërë të ditur se javën që vjen, inspektorët e ARKEP-it do të dalin në terren për të inspektuar punën e operatorit mobil serb MTS. D.O.O.

“Do të inspektohet ky operator, me qëllim që të shihet se a po u përmbahet limiteve që i janë caktuar me marrëveshjen e arritur në Bruksel”, ka deklaruar Gashi në një intervistë dhënë Kosovapressit.

Operatori i përkohshëm i licencuar MTS ka filluar operimin e tij në zonat e banuara me minoritetin serb dhe i ka në shfrytëzim 60 mijë numra, bashkë me shërbim të internetit.

Kosova, në shkëmbim të dhënies së licencës, me marrëveshje ka marrë kodin telefonik +383.