Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

KMDLNJ e quan arbitrare ndërhyrjen e Komunës në kopshtin “Yllka” në Prizren

Qendra Rajonale e KMDLNJ-së në Prizren është shprehur kundër ndërhyrjes së inspektorëve të Komunës së Prizrenit në kopshtin “ Yllka”.

KMDLNJ përmes një kumtese për media, kërkon nga palët që të zgjidhin kontestin përmes Gjykatës Themelore, ku secila ka pretendimet e veta, për përmbushje ose jo të obligimeve të kontratës.

Tutje sipas këtij këshilli, sjellja e zyrtarëve komunal është arbitrare, dhe si e tillë paraqet shkelje të të drejtave elementare të njeriut.

Lexo edhe: Rrjeti “Gulistan” ankohet se po dëbohen nga Prizreni, Komuna thotë se shkolla s’ka respektuar kontratën

Reagimi i plotë:

Edhe Gjykata detyron Komunën të mos e pengojë menaxhimin e çerdhes “Yllka” Arbëri Gjykata detyron Komunën të mos e pengojë menaxhimin e çerdhes “Yllka”

KMDLNj kundër ndërhyrjes arbitrare

Monitorues të KMDLNj – së, Q. R në Prizren më datë 20.08.2018 ka vizituar menaxhmentin e OJQ Pedaks SHPK, qe menaxhon me çerdhen Yllka në Prizren. Me këtë rast drejtues të kësaj çerdheje kanë njoftuar se sot në ora 11.00 inspektorë komunal të Komunës së Prizrenit, të shoqëruar nga policia, i kanë kërkuar menaxhmentit të Pedaks SHPK, të lirojë objektin e Kopshtit Yllka, pa dëmtuar dhe larguar inventarin, që gjendet brenda objektit.

Njoftimi i Komunës thotë se drejtuesit e Pedak-s, kanë vepruar në kundërshtim me kontratën për koncesion dhe sipas tyre, ka një sërë shkeljesh nga menaxhmenti aktual. Mirëpo, këto hedhen poshtë nga drejtori M.Y.(shtetas turk) i cili kërkon që të respektohet kontrata në plotni.

Drejtori i Pedaks-it, ka prezantuar kontratën, ku shkruan se: ‘në rast të mos marrëveshjeve eventuale, kompetente për zgjidhjen e kontestit është Gjykata Themelore’. Ndërkaq, në njoftimin, për shkëputjen e kontratës dhe lirimin e objektit-kopshti i fëmijëve ‘Yllka’ në Prizren, lëshuar nga Komuna e Prizrenit, nënshkruar nga kryetari i saj, dt.02.08.2018, thuhet që kjo duhet të bëhet në afat prej 15-të ditësh. Edhe mbrojtësi ligjor i Pedaks, pohon se ky pretendim s’mund të qëndroj dhe as të ekzekutohet, aq më parë ngase në kotratën për koncesion, pos nenit, në rast kontesti nga cila do palë, autoriteti, për vendim bie mbi Gjykatën Themelore, është edhe fakti se ky është njoftim dhe jo vendim, po ashtu i kundërligjshëm, dhe pa bazë juridike.

Edhe Operatori kërkon që pretendimet për shkelje kontrate të paraqiten në gjykatë Arbëri Operatori kërkon që pretendimet për shkelje kontrate të paraqiten në gjykatë

KMDLNJ, kërkon nga palët që të zgjidhin kontestin përmes Gjykatës Themelore, ku secila ka pretendimet e veta, për përmbushje ose jo të obligimeve të kontratës. Sjellja e zyrtarëve komunal është arbitrare, dhe si e tillë paraqet shkelje të të drejtave elementare të njeriut.

Andaj, KMDLNJ , është në favor të zgjidhjes së këtij problem përmes mekanizmit të Gjykatës Themelore dhe jo me ndërhyrje arbitrare që mund të kenë edhe karakter politik në të tilla raste, përderisa drejtësia nuk e thotë fjalën e vetë.