Klubi i Prodhuesve të Kosovës shpreh pakënaqësinë dhe është kundër vendimit të Qeverisë së Shqipërisë për vendosjen e taksës rrugore në “Rrugën e Kombit”.
Sipas këtij vendimi të gjitha automjetet që do të kalojnë në rrugën e Kombit, do të jenë të detyruara të paguajnë taksën, e cila varion nga 2.5 euro për motorët, 5 euro për veturat e deri në 22.5 euro për kamionët e tonazhit të rëndë. Por kjo vlerë shumëzohet për dy, pasi paguhet edhe në dalje edhe në hyrje të Shqipërisë.
Klubi i Prodhuesve të Kosovës konsideron se kjo taksë është e lartë, jo proporcionale dhe prodhon kosto shtesë dhe të panevojshme, sidomos për prodhuesit kosovarë që eksportojnë në Shqipëri, kjo vetëm sa rrit koston e eksportit për prodhuesit Kosovar dhe është edhe një barrierë shtesë në marrëdhëniet tregtare Kosovë-Shqipëri.
e kësaj takse në Rrugën e Kombit është edhe një pengesë për prodhuesit e Kosovës, pengesë kjo që i shtohet pengesave si pagesa për skaner, mospranimi i certifikatave fitosanitare, kontrollet e gjata dhe të panevojshme produkteve, të cilat shkaktojnë vetëm vonesa dhe rrjedhimisht rritje të kostos, thuhet në reagim.
Klubi i Prodhuesve të Kosovës kërkon nga Ministria e Infrastrukturës që të vendosë kontakte dhe të zhvillojë negociata me Qeverinë e Shqipërisë, pasi ky vendim dëmton rëndë përpjekjet për të fuqizuar shkëmbimet ekonomike dhe tregtare, që shpesh herë janë proklamuar si interes strategjik i të dy qeverive.
-
Hoti kritikon Qeverinë: Rritja e çmimit të energjisë dhe naftës po rëndon qytetarët
-
Basha: Gati 14 mijë euro u shqiptuan gjoba për tejkalim të peshës nga mjetet e rënda
-
OEK kërkon sqarime për taksat e reja të Prishtinës: Çdo kosto shtesë i bartet qytetarit
-
Ramës i kërkohet tërheqja nga taksa 10-euroshe për joprishtinasit
-
Rama kushtëzon tërheqjen nga nisma për taksë për jorezidentët