Në Klinikën e Neonatologjisë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, u bë dorëzimi i medikamentit jetë-shpëtues “Surfaktant”, donacion ky i bërë i mundshëm përmes bashkëpunimit të suksesshëm dhe të vazhdueshëm në mes të “Aksionit për Nëna për Fëmijë” dhe organizatës ndërkombëtare “AmeriCares”.
Sasia prej 120 shisheve të medikamentit të dorëzuar është donacion me vlerë 81.345,60 dollarë, sasi kjo e cila do të mbulojë nevojën vjetore të furnizimit me “Surfaktant”.
Foshnjat që përjetojnë probleme të frymëmarrjes, kanë mungesë të surfaktantit – shtresë e lëngshme brenda mushkërive dhe bebet zakonisht nuk fillojnë prodhimin surfaktantit deri disa javë pas lindjes. Pa sasi të mjaftueshme të surfaktantit vjen deri tek kolapsi i mushkërive dhe kështu foshnjat e lindura parakohës nuk mund të marrin frymë. Andaj, Surfaktanti është thelbësor në parandalimin dhe trajtimin e RDS (Sindromit të Distresit Respirator) dhe redukton shkallën e vdekshmërisë së foshnjave të shkaktuar nga RDS. Gjatë 10 viteve të fundit, donacionet e Surfaktantit kanë shpëtuar jetën e rreth 2,000 foshnjave të lindura parakohës dhe ato të lindura me peshë të ulët në Kosovë.
“Falë bashkëpunimit të suksesshëm me organizatën ndërkombëtare ‘Americares’, ne po furnizojmë Klinikën e Neonatologjisë me medikamentin jetë-shpëtues për herë të dytë tani për të mbuluar nevojat përgjatë vitit 2019. Jemi të lumtur që bashkëpunimi jonë me Americares është i qëndrueshëm dhe vazhdon të plotësoj nevojat e institucioneve shëndetësore”, theksoi Ariana Radoniqi nga “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë”.
Ardhja e Surfaktantit në Kosovë është bërë e mundur nga ngjarjet bamirëse të mbajtura në vitin 2018 si ‘Let’s Dance’ në Prishtinë, ngjarja ‘Meet Us Halfway’ në New York, SHBA dhe ‘Darka e Diasporës’ në Zvicër.
-
Klinika Neonatologjike furnizohet me medikamentin jetëshëtues 'Surfaktant'
-
Kontraktohet çereku i nevojave vjetore të ampulave që u sigurojnë jetë foshnjave
-
Prindërit detyrohen ta blejnë barin e listës esenciale për foshnjat e lindura para kohe
-
Rreth 160 foshnje kanë vdekur këtë vit në Neonatologji
-
Rritet numri i lindjeve të parakohshme