Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku është kundër themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, e sidomos kundër kompetencave të saj ekzekutive.
Ai thotë se ky asociacion ndarjen e Kosovës e bën të pashmangshme, transmeton Koha.net.
“Asociacioni i komunave serbe jo që nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive, por ai nuk duhet të implementohet fare! Kur ky asociacion të kombinohet me vendet e garantuara, me votën e dyfishtë në Kuvend dhe me fondin për veriun bëhet shumë i rrezikshëm për funksionimin e Kosovës si shtet. Ky asociacion ndarjen e Kosovës e bën të pashmangshme dhe edhe më të dhimbshme”, ka shkruar Klinaku në Facebook.
Artikuj të ngjashëm