Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Faton Klinaku, ka deklaruar se familja e Hysni Gucatit, i arrestuar në Dhomat e Specializuara, po has në vështirësi për ta takuar atë. Përmes një shkrimi në Facebook, Klinaku ka shkruar se familjarëve të Gucatit nuk po u jepen viza “me arsyetim të dëshmive të pamjaftueshme financiare”.
Klinaku thotë se kjo është tendencioze pasi që sipas tij, autoritetet holandeze e dinë që shpenzimet e të akuzuarve nga Gjykata Speciale paguhen nga Kosova.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEdhe në këso vështirësi hasin familjarët që duan ta vizitojnë familjarin e tyre në burgun e Hagës. Familjes së Hysni...
Posted by Faton Klinaku on Saturday, July 31, 2021
Gucati ishte paraqitur për herë të parë më 1 tetor 2020 para Dhomave të Specializuara, Së bashku me Nasim Haradinajn, ata akuzohen për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.
Më 25 shtator 2020 ata ishin arrestuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.