Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Klanet e korruptuara apo start-upet? Kosova duhet të vendosë tash

Kosova - BE

Republika më e re e Evropës gjendet – nëse mund të thuash ashtu – momentalisht në pubertet.

Është një nga shtetet më të vogla dhe të varfëra – dhe një nga më të korruptuarat. Kosova gjendet mes Serbisë, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Është një vend i dallimeve – veçanërisht ekonomike: Në njërën anë dominojnë ende klanet dhe krimi i organizuar, ka fare pak neto produkte, dhe banorët duhet t’ia dalin me aq pak para si askund tjetër në Evropë, në anën tjetër është shteti i vogël është aq miqësor ndaj biznesit sa Luksemburgu dhe ka shumë pak borxhe.

Tash Kosova e ka një rast tjetër, të vendosë për rrugën e duhur. Për këtë po kujdeset pikërisht Tribunali i Luftës në Hagë, ku presidenti i Kosovës është në mesin e të akuzuarve. Hashim Thaçi, ish-lideri i UÇK-së dhe momentalisht president e me fuqi të zgjeruara ekzekutive, është fajësuar për stagnimin në nivele të tmerrshme dhe për mungesë të ideve ekonomike.

Por tash Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë ka ngritur akuzë ndaj presidentit 52-vjeçar. Ai akuzohet për krime lufte në vitet 1990-ta: dhjetëra vrasje dhe tortura. Një raport i Këshillit të Evropë e lidhte atë qysh në vitin 2010 me trafikim të organeve. Thaçi planifikon të jap dorëheqje, vetëm nëse konfirmohet aktakuza nga Haga – kjo mund të zgjasë deri në dhjetor.

Thaçi ka kontrolluar vendin fillimisht gjashtë vjet si kryeministër, e që nga viti 2016 si president.

Edhe A është Hashim Thaçi i pafajshëm? Arbëri 10 muaj më parë A është Hashim Thaçi i pafajshëm?

Por rënia e Thaçit mund të jetë pikë kthese për vendin. Veçanërisht pasi shteti, situata e të cilit është shpesh e pashpresë, ka predispozita pozitive: ekonomia po rritet në mënyrë dinamike, papunësia po bie, po rritet niveli i jetesës, dhe ka fare pak borxhe. Kosova mbështetet në start-upet dhe në pjesën e teknologjisë informative.

Në vjeshtën e kaluar erdhi një Qeveri më progresive dhe liberale. Tash ndryshimi në krye të shtetit mund të ndihmojë për një shtytje tjetër.

“Shenja të shpresës politike”

Edhe Konrad Clewing, historian në Institutin-Leibniz për Hulumtime të Evropës Lindore dhe Jugore në Regensburg, thotë se aktakuza e Hagës, është një “shenjë e shpresës politike”. Se kush do të jetë pasardhës, nuk është e parashikueshme. Mund të pritet një dobësim i mëtutjeshëm i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) të Thaçit. Clewing pret “një forcim afat mesëm të forcave të shtetit të së drejtës”. Kjo mund të jetë në përforcim edhe të politikës ekonomike.

Veçanërisht shqetësuese është gjendja politike dhe etnike e vendit – 90 për qind shqiptarë kanë përballë 5 për qind të serbëve dhe disa grupe tjera të vogla të minoriteteve.

“Por barra më e madhe politike dhe ekonomike, është konflikti ndërshtetëror i mbajtur nga Serbia”, shpjegon Clewing.

Që nga shpallja e pavarësisë në shkurt të vitit 2008 e kanë njohur Kosovën pak më tepër se gjysma e shteteve, në mesin e tyre edhe SHBA-ja dhe një pjesë e gjerë e Bashkimit Evropian.

Ato arsyetojnë me intervenimin dy muaj e gjysmë të NATO-s pa mandatin e Kombeve të Bashkuara në pjesën e parë të vitit 1999. Lufta e Kosovës i ka shpëtuar shqiptarët që jetojnë sot në Kosovë nga pastrimi etnik nga serbët. Shumë masakra nga ushtria jugosllave nën direktivat e ish-presidentit Sllobodan Millosheviq, kanë çuar te lufta ajrore e NATO-s. Sot, Gjermania si shembull, ka një marrëdhënie normale diplomatike me Prishtinën dhe mbështet misionet ndërkombëtare paqeruajtëse të UNMIK-ut, KFOR-it dhe ELUEX-it, të cilat shtetin e vogël ende në një far mënyre e bëjnë lloj protektorati ndërkombëtar.

Histori e ngarkuar politikisht dhe fetarisht

Shtetet tjera e shohin shpalljen e njëanshme të pavarësisë nga Kosova si shkelje të drejtës ndërkombëtare. Për to Kosova është ende një pjesë e copëtuar nga Serbia, e cila në fakt veriun e qytetit të Mitrovicës ende e menaxhon dhe Kosovën e ngarkon si historikisht dhe fetarisht si “djep i serbizimit”. Rusia dhe Kina bllokojnë anëtarësimin në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Madje edhe pesë shtete të BE-së, Spanja, Greqia, Qipro, Rumania e Sllovakia, refuzojnë ta njohin Kosovën. Edhe pse vendi luan futboll në kualifikimeve për Kampionat Evropian dhe është anëtar i Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe i Bankës Botërore.

Për shkak të kësaj mungese të integrimit territorial Kosova është një e ashtuquajtur “Parashtet”, hyrja e të cilës në treg në Serbi e botë mbetet e kufizuara. Konflikti po ashtu është vend i mbarështimit, në të cilën po zgjerohet një elitë e korruptuar dhe kriminele. Besueshmëria vuan, investimet direkte të huaja janë të vogla. E po ashtu nuk po fillon as një integrim në Bashkimin Evropian.

Përformanca ekonomike e vendit, që është shtatëherë më i vogël se Bayerni, përkundër kësaj është befasues: borxhi publik është i ulët me më pak se 20 për qind të Bruto Produktit të Brendshëm, bilanci buxhetit është zakonisht pak negativ, nganjëherë edhe më i lartë.

“Ekonomia e Kosovës është zhvilluar pozitivisht në vitet e fundit dhe është rritur me tre-katër për qind në vit që nga viti 2015”, thotë Anja Quiring, drejtoreshë rajonale për Evropën Juglindore në Komitetin Lindor.

Papunësia e të rinjve 50 për qind

Edhe Kolumne 3 j. më parë Krejt mendtë n’Gjermani

Quiring po sheh përparim edhe në problemin thelbësor që është papunësia. Shkalla e papunësisë është ende e lartë: 26 për qind. Në kohën e pavarësisë në vitin 2008 ishte gati çdo i dyti kosovarë pa punë. Edhe struktura e tregut të punës ka ndryshuar, thotë Quiring. Gjithmonë e më pak punojnë në tregun kryesor, atë të bujqësisë, e gjithnjë e më shumë në sektorin e Industrisë dhe shërbimeve. Quiringun e shqetëson papunësia te të rinjtë, pikërisht pasi popullata në Kosovë është kaq e re. Sipas “CIA WOrld Factbook” 43 për qind janë më të rinj se 25 vjet – dyfishë më tepër se në Gjermani. Niveli i papunësisë te të rinjtë me vite sillet në rreth 50 për qind. Papunësia shoqërohet me një mungesë të madhe të neto produktit. Që nga fundi i socializmit janë mbyllur kompani industriale. Sot minierat, kimikatet, sektori i ndërtimtarisë dhe tekstilit përfaqësojnë vetëm një të pestën e vlerës e neto produktit.

Vetëm disa produkte si qumështi dhe prodhimet e grurit, birra ose vera janë pjesë e industrisë së përpunimit.

“Por Kosova ka më tepër për të ofruar, veçanërisht në fushën e shërbimeve të Teknologjisë Informatike dhe në skenën inovative start-up shohim potencial të madh”, thotë Quiring.

Indeksi i “Lehtësisë së Bërit Biznes” mbështet këtë shpresë. Këtu Kosova renditet në vend të 57-të. Është një vend më miqësor për biznesin sesa Italia dhe dukshëm më tërheqës se Shqipëria fqinje.

Mbi të gjitha, mund të rritet ende standardi i jetesës – edhe nëse në nivele të ulëta. Furnizmi me energji elektrike është zgjeruar, rrugët janë shtruar. Autostrada A1, e cila lidh Kosovën me kryeqytetin shqiptar Tiranën dhe portin e Durrësit, kontribuon në lidhjen më të mirë të shtetit të vogël të izoluar. Qendrat e thirrjeve në gjuhën angleze dhe gjermane sjellin para në vendin me paga të ulëta. Kosovarët sot kanë për një çerek më tepër të hyra se në vitin 2018: sipas Bankës Botërore një qytetar mesatar jeton me 370 dollarë në muaj. Sidoqoftë: Ky është vendi i fundit në rajon, dhe madje edhe në të ashtuquajturën “shtëpinë e varfër të Evropës”, në Moldavi, banorët kanë pak dollarë më tepër.

 Ekonomia ndërkombëtare e hijes

Për t’i bërë gjërat më keq ekzistojnë “dobësi ekstreme në sistemet thelbësore të mirëqenies”, thotë eksperti i IOS-it, Clewing. Shpenzimet qeveritare për kokë banori në kujdesin shëndetësor publik në vitin 2017 ishin vetëm një e pesta sa ishin ato në Mal të Zi e Serbi. Për më tepër, eksizon një “nivel i dobët i shkollimit” dhe një “juridiksion i dobët”, që nuk mund të merret me korrupsionin e shfrenuar.

Më keq sesa krimi i organizuar shpesh i mbivlerësuar, Clewing thotë, se Kosova pëson nga nepotizmi e korrupsioni. Trafikimi i drogës dhe qenieve njerëzore në Shqipëri dhe Mal të Zi zhvillohen në një masë të, shpjegon Clewing. Me sa e di ai, tregtia e organeve nuk luan fare rol më. Clewing prapë e sheh të nevojshme, të tregojë, se ekonomia legale gjatë një kohe të gjatë “shumë qartë” ka qenë mbipeshë për një kohë të gjatë. Pasi sipas Kombeve të Bashkuara në vitin 2008 vetëm trafikimi i drogës përbënte 15 deri 20 për qind të prodhimit ekonomik të Kosovës. Një raport i Komisionit të BE-së në vitin 2019 konstatoi se: “Kosova mbetet një vend depozitues apo transit për heroinën e kanabisin”. Krimi i organizuar ende luan një “rol dominues dhe të madh në tregtinë e heroinës dhe kokainës dhe në përhapjen pasuese në BE”.

Thomas Schmidinger, shkencëtar politik në Universitetin e Vjenës, shkruan në librin e tij “Kosova – historia dhe e tashmja e një parashteti”, për një “ekonomi në hije që funksionon ndërkombëtarisht”, që është zhvilluar që nga vitet 80-ta për shkak të shtypjes serbe dhe bazohet në rrjetet e klaneve familjare.

Nuk ka të bëjë vetëm me kontrabandën e duhanit: “Sidoqoftë, pothuajse të gjitha raportet e forcave të sigurisë evropiano-perëndimore supozojnë se rrjetet kosovare-shqiptare kontrollojnë pjesë të madhe të tranzitimit të drogës përmes Evropës Juglindore dhe ishin përfshirë në mënyrë të konsiderueshme në trafikimin e grave nga Evropa Lindore dhe Juglindore për prostitucion”, formulon Schmidinger. Këto rrjete arrijnë deri në politik.

Vendi i 101-të në indeksin botëror të korrupsionit

Dhe kur bëhet fjalë për korrupsionin, gjërat duken gjithsesi të zymta: Kuadri i vjetër i UÇK-së ka pozita vendimmarrëse. Sipas Schmidingerit elitat kanë lënë pasuri të mëdha anash. Diplomat blihen. Në vendin e 101-të në Indeksin e Korrupsionit të Transparencës Ndërkombëtare, renditet Kosova, pak para Bosnjë-Hercegovinës, Shqipërisë e Maqedonisë, e përndryshe dukshëm prapa botës perëndimore. Qeveria e përbërë nga e majta Lëvizja Vetëvendosje dhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës i shpalli luftën korrupsionit në pranverë të vitit 2019.

Madje edhe kosovarët e kualifikuar me punë të mirë, mjekët apo punëtorët e ndërtimtarisë, e gjithë kjo është si motiv për të emigruar.

Emigrimi i provokuar ka edhe të mirën e vet: në Gjermani dhe Zvicrës jetojnë me qindëramijëra kosovarë. Dërgesat e tyre në vendlindje ndihmojnë mirëqenien në Kosovë. Këto remetanca, sipas Bankës Botërore së fundi 1.2 miliardë dollarë, shtojnë deri në një të gjashtën e Bruto Produktit të Brendshëm. Vetëm kështu është e mundur, që të sigurohet rritja e popullatës dhe të ruhet një rezervuar luksoz i krahut të punës për Bashkimin Evropian dhe Gjermaninë. Gjermania mirëmban shkollat e infermierisë në Prishtinë për të trajnuar specialistët kosovarë.

Edhe Hasani për zvarritjet e Speciales: Po të dërgohen në Gjykatën e Strasburgut, do të gjente shkelje Arbëri 3 j. më parë Hasani për zvarritjet e Speciales: Po të dërgohen në Gjykatën e Strasburgut, do të gjente shkelje

Quiring thotë se po ashtu vëllimi i tregtisë gjermano-kosovare është zhvilluar pozitivisht. Në vitin 2019, u treguan mallra me një vlerë të përgjithshme prej 290 milionë euro – dhjetë për qind më tepër se në vitin 2018. Eksportet gjermane përbënin pjesën dërrmuese me 257 milionë euro. Gjermania renditet e dyta prapa armikut Serbisë sa i përket importeve – e ndjekur nga Turqia dhe Kina. Kosova tregon në mënyrë të pabarabartë me të gjithë: bilanci më i fundit i tregtisë së jashtme ishte minus 3.5 miliardë euro, gjysma e Bruto produktit të Brendshëm. Përkundër investimeve miliarda nga BE-ja dhe SHBA-ja që nga viti 1999, shteti de fakto është ende shumë larg nga statusi i kandidatit për anëtar të BE-së.

Nëse për Thaçin mund të gjendet një pasardhës demokratik, i orientuar në sundimin e ligjit dhe integrim, mund të jetë avantazh për integrim në BE dhe po ashtu edhe për ekonominë, veçanërisht pasi presidenti në Kosovë është gjithashtu përgjegjës edhe për marrëdhëniet me jashtë. Ai duhet të vazhdojë të punojë për pajtimin e shqiptarëve e serbëve. Ky është parakushti për një rritje të qëndrueshme të Kosovës. Përndryshe të dy shtetet – Kosova dhe Serbia – nuk do të hyjnë kurrë në BE për shkak të statusit të pazgjidhur dhe çështjeve të kufijve.