Administrata amerikane, përfshirë Ambasadën në Prishtinë dhe komponentin ushtarak, e ka shkëputur bashkëpunimin dhe komunikimin me ministrin Rrustem Berisha dhe me zëvendësministrin Agim Çeku, prej kur është shpallur aktakuza që ka të bëjë me veteranët e UÇK-së.
Tri burime të ndryshme ia kanë thënë këtë gazetës Koha Ditore dhe kanë pohuar se ky është një standard që amerikanët e aplikojnë në raport me secilin zyrtar të lartë, të akuzuar për vepra korrupsioni.
Berisha e Çeku nuk kanë pranuar të flasin për këtë rrethanë të krijuar në kohën kur kërkohet partneritet ndërkombëtar për t’i avancuar misionin dhe mandatin FSK-së.
E në Ambasadën amerikane nuk e kanë mohuar shkëputjen e bashkëpunimit me dy eksponentët kryesorë të Ministrisë së Forcës së Sigurisë. Në numrin e sotëm të Kohës Ditore mund të lexoni detajet.
-
SHBA-ja shkëput raportet me ministrin Berisha dhe zëvendësministrin Çeku
-
Shkëputja e raporteve nga SHBA-ja me udhëheqësit e FSK-së nxit reagimin e opozitës
-
Kurti: Dallimet me SHBA-në kanë të bëjnë me taktikat e operacionet, jo me vlerat a qëllimet strategjike
-
SHBA: Pezullimi për shkak të veprimeve të qeverisë, s’ka të bëjë me Serbinë
-
SHBA: Dera e hapur për rifillimin e bashkëpunimit, kërkohen hapa konkretë nga Kurti