Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

KITU kërkon raportim për shkarkim të Bordit të AKA-s

Koalicioni për Integritet dhe Transparencë në Universitet (KITU) është duke vëzhguar me kujdes vendimet e fundit të Qeverisë të Kosovës lidhur me Agjencinë e Kosovës për Akreditim (AKA), njofton kumtesa e këtij koalicion të OJQ-ve, transmeton Koha.net.

Në kumtesë theksohet se nuk janë dhënë sqarime të mjaftueshme për shkarkimin en bloc të të gjithë anëtarëve të Bordit të AKA-së, gjë që ka shkaktuar dilema për kapacitetin e Agjencisë për të vepruar jashtë ndikimit të politikës ditore, si në vend ashtu edhe tek partnerët ndërkombëtarë.

Të vetëdijshëm për rolin e AKA-së në arsimin e lartë në vend, vlerësojmë se është e rëndësishme të kemi një proces të ligjshëm dhe transparent të përzgjedhjes të anëtarëve të rinj të bordit të këtij institucioni.

Për këtë arsye, siç thotë kumtesa, ne, organizatat anëtare të këtij Koalicioni, kërkojnë që të plotësohet obligimi ligjor për raportim në Kuvend në lidhje me shkarkimin e të gjithë anëtarëve të Bordit të AKA, në përputhje me nenin 7, pika 5 e Ligjit për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës.

Në fund të kumtesës, KITU kërkon të bëhet ratifikimi në Kuvend i anëtareve të rinj të emëruar nga ministri i Arsimi, Shkencës dhe Teknologjisë

Edhe KITU i shqetësuar me përjashtimin e AKA-s nga EQAR Arbëri KITU i shqetësuar me përjashtimin e AKA-s nga EQAR

Koalicioni për Integritet dhe Transparencë në Universitet (KITU) përbëhet nga këto OJQ:

Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS)

Sbunker

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA)

Demokracia për Zhvillim (D4D)

Edhe KITU rikujton fajin e kryeministrit për përjashtimin e AKA-së nga ENQA dhe pasojat Arbëri KITU rikujton fajin e kryeministrit për përjashtimin e AKA-së nga ENQA dhe pasojat

Qendra për Arsim e Kosovës (KEC)

OJQ Admovere

Qendra ENCOMPASS

Instituti EdGuard

Edhe Universitetet e kolegjet s’ka kush t’i monitorojë Arbëri Universitetet e kolegjet s’ka kush t’i monitorojë

Organizata Çohu

Qendra për Kurajo Politike (CPC)