Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kisha Protestante për Krishtlindje përçon mesazhin e paqes dhe dashurisë ndërmjet njerëzve

Në organizimin që Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës ka bërë për shërbesën e Krishtlindjeve u tha se përmes kësaj feste të veçantë për gjithë komunitetin ungjillor duhet të përçohet mesazhi që të ketë sa më shumë tolerancë dhe mirësi mes njerëzve.

Kryetari i KPUK-së, pastori Femi Cakolli në mesazhin e Krishtlindjes u shpreh se njëri nga misionet e Kishës Protestante është për t’i bërë njerëzit e lumtur dhe kjo sipas tij arrihet përmes buzëqeshjes, transmeton KP.

“Bibla na kujton një mënyrë se qysh mund të nderohet Perëndia. Nëse ne nuk e duam vëllanë që e shohim, si mund të themi që e duam Perëndinë që nuk e shohim. Prandaj kur të shohim tjetrin, ta duam të gjejmë Perëndinë tek ai person”, tha ai.

Ndërsa, pastori Imir dhe bashkëshortja e tij Janette Gashi lexuan disa pjesë të librit të shenjtë të Biblës.