Kisha ortodokse serbe (KOS) dhe Akademia serbe e Arteve dhe e Shkencës (ASHAS), janë të gatshme të përfshihen në dialogun për, siç e quajnë mediet serbe, zgjidhjen e problemit të Kosovës të cilin për në vjeshtë e ka paralajmëruar kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq, transmeton Koha.net.
Në KOS thonë se Kisha me gëzim do ta ndihmojë kreun shtetëror: ”Në Kosovë është njëra nga selitë e Kishës, atje janë manastiret dhe vendet tona më të shenjta dhe është shumë me rëndësi që shteti të bëjë përpjekje maksimale që ajo të mbetet në Serbi. Po ashtu, është shumë me rëndësi që t’iu ndihmohet serbëve në Kosovë që të mbeten në vendin e vet dhe ta normalizojnë jetën”, citon novosti t’i jetë thënë nga zyrtarë kishtarë serbë.
Në Akademinë e Arteve e të Shkencës të Serbisë thonë se do të përfshihen me dëshirë në këtë dialog.
"Anëtarët Akademisë janë mendimtarë të lirë dhe nga ASHAS nuk mund të pritet që me votim të merret qëndrimi unik. Megjithëkëtë, me njohjen e qëndrimeve të anëtarëve të ASHAS, mund të vërehen kornizat për zgjidhjen e disa problemeve me dobi për të gjithë ata që marrin vendime për çështje shtetërore e shoqërore", ka thënë sekretari i përgjithshëm i ASHAS Marko Angjelkoviq.
Partitë opozitare serbe janë më të rezervuar rreth kësaj iniciative.
Goran Bogdanoviq nga SDS thotë se për Kosovën “nuk di se çfarë do të bisedohej pasi 90 për qind e gjërave janë kryer e serbët në masë të madhe janë integruar në shoqërinë kosovare”.
Edhe
Vuçiqi nga Brukseli: Nesër t’i vendosim sanksione Rusisë dhe ta njohim Kosovën, kështu jemi në BE
Lideri DSS-së Milosh Jovanoviq thotë se për Kosovën “mund të flitet vetëm si territor i Serbisë”.
“Kosovën nuk e japim me asnjë çmim”, është kategorik lideri i radikalëve serbë Vojislav Sheshel.