Pas pajisjes me skalperin ultrasonik nga ana e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë, mjekët e Klinikës së Kirurgjisë Trokale kanë operuar 50 pacientë, e që më parë ishin operuar me metoda klasike, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Përmes saj është rritur performanca profesionale, por kanë përfituar pacientët ngase gjatë ndërhyrjes ka pak gjakderdhje e dhimbje, transmeton Koha.net.
Tutje thuhet se njëkohësisht, është shkurtuar koha e operimit, është mundësuar mbrojtja strukturave anatomike përreth dhe gjatë prerjes në operacion.
Një operacion i tillë jashtë vendit ka kushtuar 25 deri në 30 mijë euro, përderisa nga muaji shkurt, kur është futur në punë kjo aparaturë, pacientët po e marrin shërbimin në klinikë.
-
Klinika e Kirurgjisë Torakale të QKUK-ut bëhet me pajise të re
-
Rritet numri i rasteve me kancer të gjirit krahasuar me vitin e kaluar
-
QKUK-ja sqaron tollovinë në Ortopedi
-
Në Ortopedi s’realizohet operacioni që në privat kushton 3 mijë euro
-
Rritet numri i operimeve të pacientëve me kancer të gjirit në QKUK