Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kilaj: Nisma i ka shantazhuar votuesit me vendet e punës

Kandidati për kryetar të Malishevës nga PDK-ja, Isni Kilaj ka thënë se rezultati tregon se qytetarët e Malishevës ka votuar për ndryshimin.

Sipas tij, Nisma Socialdemokrate i ka përdorur të gjitha mjetet që i ka në dispozicion nga niveli lokal për t’i shantazhuar qytetarët për ta votuar këtë parti.

Sipas tij, mungesa e kundërkandidatit të tij në përballje me të, tregon se ai e ka pranuar humbjen.

“I kanë shantazhuar me largim nga puna, me mungesë të subvencioneve. Kanë shpërndarë para gjatë ditës së zgjedhjeve dhe ditët më herët. Nëse bëjmë një hetim të detajuar dhe te qendra për punë sociale kemi me pa se lista e atyre që u është premtuar skemë sociale është shumë e gjatë. Edhe sondazhet që janë bërë disa ditë më herët kanë treguar se ne ishim fitues. Ne jemi dakorduar me qytetarët dhe partitë tjera opozitare që të jemi bashkë në zgjedhje, me AAK-në, LDK-në”, ka thënë ai.

Kilaj ka thënë se Nisma ka dështuar në secilin segment. Sipas tij, nuk ka zyrtarë i lartë i tyre që nuk janë përballur me aktakuza.

“Ata kanë dështuar dhe nuk kam parë ndonjë punë të mirë që është bërë nga ta. Ata kanë dështuar në shumë fshatra në sigurimin e ujit. Ata e kanë shpërndarë rrjetin e ujësjellësit pa e gjetur ujin fare. Ne kemi një mori fshatrash që e kanë rrjetin e ujësjellësit por nuk kanë ujë të pijes”, ka thënë ai.

Kilaj ka thënë se tash e tetë vjet asnjë fshat nuk është bërë me ujësjellës prej qeverisjes së PDK-së në Malishevë.

Edhe Pas humbjes në Malishevë, Kilaj tërhiqet nga politika Arbëri Pas humbjes në Malishevë, Kilaj tërhiqet nga politika

Ai ka thënë se të gjithë zyrtarët e Nismës po i ikin dhe po shkojnë tek ai.

“Limaj është munduar të krijojë një parti për gjithë Kosovën por ka dështuar sepse ka mbetur vetëm parti lokale”, ka thënë ai.

Kilaj tutje ka përmendur disa nga projektet e tij sa ishte në qeverisje të kësaj komune.