Këshilli i Investitorëve Evropian (KIE), në një prononcim për media ka bërë apel që institucionet e vendit të kenë prioritet të gjitha obligimet që kanë ndërmarrë dhe të rrisin dinamikën e punëve duke zbatuar në mënyrë më efektive Marrëveshjen për Stabilizim-Asocim.
Shpend Balija, drejtor ekzekutiv i KIE-së, përfaqësues i investitorëve evropianë në Kosovë është shprehur se “MSA-ja si kontrata e parë e nënshkruar në mes të Kosovës dhe BE-së konfirmon qartë perspektivën evropiane të Kosovës dhe përkushtimin e BE-së ndaj Kosovës dhe si e tillë është esenciale për zhvillimin ekonomik të vendit”.
Për më shumë Balija ka theksuar se Qeveria, Parlamenti dhe institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës kanë rolin kryesor për të implementuar këtë marrëveshje dhe se kjo marrëveshje i sjell benefite të shumta politike dhe ekonomike duke përfshirë sundimin e ligjit, përafrimin e legjislacionit me atë të BE-së, rritjen e eksportit, rritjen e punësimit, rritjen e konkurrueshmërisë, si dhe krijimin e kushteve më të mira për tërheqjen e investimeve të huaja direkte.
-
KIE: Investimet e huaja të një rëndësie të veçantë për zhvillimin ekonomik
-
BE: Kosovës i duhen institucione funksionale për të përshpejtuar reformat dhe rrugën evropiane
-
Miratohet programi kombëtar për zbatimin e MSA-së 2022-2026
-
Szunyog: Qeveria të marrë masa konkrete për të tërhequr investitorët e huaj
-
As BE-ja nuk i përmbushi zotimet e marra në MSA në raport me Kosovën