Ish-ambasadori Sabri Kiçmari ka thënë se marrëveshja për Asociacionin e Komunave Serbe në Bruksel ka qenë gabim.
Ai në televizionin publik ka shprehur pikëpamjet e tij për Samitin e Berlinit dhe çështje të tjera.
“Asociacioni ka qenë ndër gabimet më të mëdha që kanë bërë përfaqësuesit në dialog. Në rrafshin konstitucional ne kemi një adut në dorë, Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë marrëveshjen. Nuk është demokratike dhe në trendin bashkëkohor që të krijohen mekanizma monoetnik, në vend se të krijohen mekanizma qytetarë. Do të thotë është kthim në të kaluarën”, ka thënë ai.
Kiçmari ka theksuar se Merkel e Macron do të vendosin një tempo tjetër në dialogun mes Kosovës e Serbisë.
Sipas tij, çështja e korrigjimit të kufijve më nuk do të jetë opsion.
-
Bajrami: KiE, rasti i humbur - Kurti gaboi që nuk e dërgoi draftin e Asociacionit në Kushtetuese
-
Vlerësohet gabim vënia e Asociacionit si prioritet nga Lajçaku e Escobari
-
Haradinaj: Nga dialogimi për njohje në qendër, sot kemi Asociacionin në qendër
-
Weber: Pa kthimin e serbëve në institucione s'mund të ketë zbatim të marrëveshjeve
-
Daçiq: Escobari po përdor formulimin për Asociacionin që është në favorin tonë