Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

KFOR sqaron se ardhja e trupave amerikane nuk është kontingjent shtesë

KFOR-i ka njoftuar se dislokimi i ardhshëm i trupave amerikane është një procedurë rutinore e dorëzim-pranimit ndërmjet dy kontingjenteve të rotacionit së SHBA-ve dhe jo kontribut shtesë i SHBA-ve.

Komunikata e plotë e KFOR-it:

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ka pasur raportime në mediat serbe dhe atyre shqiptare në Kosovë se SHBA planifikon të dërgojë 130 ushtarë shtesë në kuadër në të KFOR-it në mbështetje të përpjekjeve të NATO-s për të ndërtuar paqen dhe stabilitetin në Kosovë.

Dislokimi i ardhshëm i trupave amerikane është një procedurë rutinore e dorëzim-pranimit ndërmjet dy kontingjenteve të rotacionit së SHBA-ve dhe jo kontribut shtesë i SHBA-ve.

KFOR-i vazhdon aktivitetet për të ruajtur një mjedis të qetë dhe të sigurtë si dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët e Kosovës, në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit te Sigurimit të OKB-së.

Çdo vendim për qëndrimin dhe strukturën e forcave të KFOR-it merret nga Këshilli i Atlantikut të Veriut, bazuar në kushtet e sigurisë në terren.