Nga 1 qershori, KFOR-i do të jetë pjesë e Agjencisë së Shërbimit të Navigimit Ajror, raporton KTV.
Kjo, pasi trupat e NATO-s në Kosovës, kanë lidhur një “marrëveshje bashkëpunimi”, me Agjencinë e Shërbimit të Navigimit Ajror.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBazuar në dokumentin e marrëveshjes që ka siguruar Kohavisioni, nga kjo datë KFOR-i do të marrë përgjegjësinë për menaxhimin e informacionit të marrë nga Kontrolli i trafikut Ajror.
Marrëveshja mund të shkëputet nga të dyja palët, me kusht që pala anuluese të deklarojë synimin e saj me një kohë minimale prej 6 muajsh, para se data e anulimit të hyjë në fuqi.
Ndryshe, në arsyetimin e dhënë në fillim të marrëveshjes thuhet se ky dokument është procedurial për koordinimin dhe bashkëpunimin ndërmjet AShNA-së dhe Forcës Ndërkombëtare të Sigurisë në Kosovë të NATO-s.