Njësi të KFOR-it sot janë parë në afërsi të protestave që serbët i kanë zhvilluar sot kundër vendimeve të Qeverisë në mbrojtje të sovranitetit e integritetit territorial të Kosovës, raporton KTV.
Këto njësi janë vënë në gjendje gatishmërie.
Serbët në veri të Kosovës kanë mbajtur protestat e paralajmëruara kundër ngritjes së taksës 100 për qind nga Kosova për prodhimet e Serbisë.
Ata njëkohësisht kanë protestuar edhe kundër arrestimeve të sotme në Mitrovicë me dyshimin për përfshirje në vrasjen e Oliver Ivanoviqi.
Protestat janë mbajtur në disa lokacione ndërsa në sheshin e Mitrovicës veriore protestuesve u është drejtuar prefekti i këtij qyteti Goran Rakiq.
Edhe
Protestojnë serbët në veri, thonë s’ka kthim pas
Në Zubin Potok është bllokuar për më shumë se një orë vendkalimi në Bërnjak si dhe rruga magjistrale për në Zupç.
{gallery}