Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

KFOR-i ka bashkëpunim të mirë me institucionet e Kosovës

Zëdhënësi i KFOR-it, Vincenzo Grasso, ka thënë se nuk ka kurrfarë indikacionesh se në veri të Kosovës mund të ndodhin aksione të organizuara të dhunshme.

“E vetmja gjë që paralajmëron destabilizim janë spekulimet e shpeshta, të cilat po i plasojnë disa media, duke shkaktuar një tension të paarsyeshëm tek popullata”, tha Grasso.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas tij nuk ka asnjë arsye për shqetësim dhe se vazhdojnë të kenë bashkëpunim të mirë me institucionet e Kosovës dhe ato të ushtrisë serbe.

Grasso duke folur edhe për ushtrimin e përbashkët të Ushtrisë së Shqipërisë dhe Forcës së Sigurisë të Kosovës, ka thënë se ky ushtrim është një shembull i përdorimit të keq të retorikës.

“Ky ushtrim është një shembull i përdorimit të keq të retorikës. Ushtrimet e përbashkëta të Ushtrisë së Shqipërisë (bëhet fjalë për disa ushtarë) dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës ka të bëjë me stërvitjen e aftësive të kërkim shpëtimit. Por, në disa media kjo u prezantua si një kërcënim nga aksione të organizuara të dhunshme në veri të Kosovës. Kjo stërvitje në asnjë mënyrë nuk ka ndikuar në misionin e KFOR-it”, ka thënë Grasso për gazetën Novosti, transmeton RTK.

Ai po ashtu ka thënë se KFOR-i është e vetmja forcë e autorizuar me Rezolutën e OKB-së që të garantojë sigurinë në Kosovë, kurse NATO është e gatshme të dërgojë trupa shtesë në Kosovë”.