Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

KFOR-i ia dorëzon komunës së Prizrenit bazën mbi kodrën e Cvilenit

Baza mbi kodrën e Cvilenit në Prizren, që prej paslufte është shfrytëzuar nga pjesëtarët e kontingjentit gjerman të KFOR-it i është dorëzuar Komunës së Prizrenit. Përfaqësuesit e KFOR-it gjerman këtë hapësirë fillimisht ia kanë dorëzuar zyrtarëve të UNMIK-ut, të cilët më pastaj të drejtën e shfrytëzimit e kanë bartur te Komuna e Prizrenit.

Në një komunikatë të kontingjentit gjerman të KFOR-it thuhet se Bundeswehr-i ia ka dorëzuar pas 18 vjetësh shfrytëzim bazën mbi kodrën e Cvilen-it Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK)”.

(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.