Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

KFOR-i dhe Policia e Kosovës kryejnë patrullim të përbashkët në Kamenicë

Komanda Rajonale Lindje e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO kreu një patrullim të përbashkët me Policinë e Kosovës në Komunën e Kamenicës.

Ky patrullim u krye në këmbë për të mundësuar angazhim me qytetarët vendas, në kuadër të një pranie të përbashkët të shtuar në zonë për të cilën u ra dakord në dy ditët e kaluara në mes të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Më shumë patrullime të përbashkëta janë planifikuar të kryhen në ditët në vijim, si rezultat i një mekanizmi të forcuar të koordinimit javor të vendosur për të rritur praninë e përbashkët të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it në zonë, në afërsi të Vijës Kufitare Administrative.

“KFOR mbetet i përkushtuar të vazhdojë të kontribuojë në mënyrë të paanshme për një mjedis të qetë dhe të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjithë qytetarët në Kosovë, në bashkëpunim të ngushtë me institucionet vendore dhe organizatat e sigurisë dhe Komunitetin Ndërkombëtar, sipas mandatit të tij nën Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara te Këshillit të Sigurimit të vitit 1999”, thuhet në njoftim.