Në prag të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, KFOR-i ka bërë bashkë përfaqësues e ekspertë të barazisë gjinore dhe të drejtave të gruas nga institucione të ndryshme në Kosovë, raporton KTV.
Në këtë konferencë u tha se në Kosovë të drejtat e gruas vazhdojnë të shkelen. Zëvendësministrja e Kulturës, Burbuqe Deva, deklaroi se dhuna në familje është evidente, ku sipas saj, viktimë gjithmonë është gruaja. Kosova qëndron mirë me ligje në këtë fushë por ato nuk zbatohen.
Nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarave të Torturës dhe Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës kanë thënë se gjatë këtyre viteve institucionet e Kosovës nuk kanë punuar mjaftueshëm në zbatimin e të drejtave të grave.
Ndërkohë, komandanti i KFOR-it, Salvatore Cuoci, deklaroi se KFOR-i dhe NATO-ja mbeten të përkushtuar që të kontribuojnë për zbatimin e të drejtave të grave në Kosovë. Hap i mirë u vlerësua të jetë kompensimi i viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, ku nga muaji i kaluar, ka filluar aplikimi për njohjen dhe verifikim e statusit të këtyre viktimave.
-
Raporti i OKB-së: Gratë gëzojnë vetëm 64% të të drejtave ligjore që gëzojnë burrat
-
Rutte: Do të sigurohemi që KFOR-i të mbetet i fuqishëm
-
Ndikimi i traumës së luftës në shoqëri, temë e takimit të KFOR-it me Qendrën për viktimat e torturës
-
Raporti i UN Woman: Mbi gjysma e grave në Kosovë, viktima të dhunës nga partnerët
-
Konjufca: Dhuna ndaj grave nuk luftohet vetëm me institucione