Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Këto janë vendet që mbeten pa rrymë më 9 dhe 10 qershor

KEDS ka njoftuar për vendet që mbesin pa energji elektrike në disa qytetet në Kosovë.

Më 10.06.2017 në Skenderaj do të ndërpritet dalja 10 kV Likovci prej orës 10:00 deri në orën 16:00. Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Kryshefc, Morinë, Makermal, Polluzha, Shtuticë, Likofci i Ri, Rezallë, Tushil, Rezallë e Re, Likofci, Obri e Ulët, Murgë, Plluzhinë dhe Ticë. Arsyeja e ndërprerjes: vendosja e shtyllave 10 kV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Më 09.06.2017 në Lipjan do të ndërpritet dalja 10 kV Bablaku prej orës 09:30 deri në orën 12:00. Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Bablaku, Pojata,Cërnilla, Mirashi, Babush i Muhaxherëve, Surqina, Tërni dhe konsumatorët komercialë. Arsyeja e ndërprerjes: Pastrimi i trasesë 10 kV.

Më 10.06.2017 në Kaçanik do të ndërpritet dalja 10 kV Bobi prej orës 09:00 deri në orën 12:00. Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Bobi, Ivaja, Kotlina,Laqi, Bushi, Pusteniku dhe Strazha. Arsyeja e ndërprerjes: dislokimi i përkohshëm i largpërçuesit 10 kV.