Gjatë këtij viti janë shqyrtuar mbi 4 mijë kërkesa për leje-qëndrim, është njoftuar nga Divizioni për të Hua, Viza dhe Leje Qëndrim në Kosovë.
Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka vizituar këtë divizion sot që funksionon në kuadër të Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion dhe është përgjegjës për shqyrtimin dhe vendosjen e aplikimeve për shtetësi.
“Gjatë kësaj vizite, ministri Veliu u njoftua me punën dhe procesin e aplikimit dhe u sigurua që kriteret dhe kërkesat ligjore janë dhe do të respektohen në të gjitha rastet pa dallim. Gjatë vitit 2019 ky Divizion ka shqyrtuar 6800 kërkesa për leje-qëndrim dhe 1444 kërkesa për viza, ndërsa deri më tani, në vitin 2020, ka shqyrtuar mbi 4 mijë kërkesa për leje-qëndrim”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
-
916 shtetas të Kosovës aplikuan për lejeqëndrim në Shqipëri më 2020
-
MPB-ja për zbatimin e Ligjit për të Huajt: Nga e hëna nisin aplikimet për lejeqëndrim
-
Rriten kërkesat për azil nga Kosova, BE-ja kërkon më shumë ndërgjegjësim
-
Vetëm sivjet, 6 mijë kosovarë morën leje pune e qëndrimi në Kroaci
-
Rritje prej 108 për qind të azilkërkuesve nga Kosova, disa vende të BE-së shprehen të shqetësuara