Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Këtë vit 871 ndërmarrje më pak të regjistruara, u mbyllën mbi 1 mijë biznese

Gjatë këtij viti, krahasuar me vitin paraprak, kishte numër më të vogël të ndërmarrjeve të regjistruara.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), të publikuara në raportin e rregullt të vlerësimit të ekonomisë për tre mujorin e tretë, deri në shtator 2017 është shënuar numër më i vogël i ndërmarrjeve të regjistruara dhe numër më i vogël i ndërmarrjeve të mbyllura.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Numri i ndërmarrjeve të reja të regjistruara ishte 7,302 apo 871 ndërmarrje më pak se sa në periudhën e njëjtët të vitit 2016, ndërsa, u mbyllën 1,191 ndërmarrje apo 666 ndërmarrje më pak.

“Numri më i madh i ndërmarrjeve të reja të regjistruara vazhdon të jetë i koncentruar në sektorin e tregtisë me 1,951 ndërmarrje të reja, pasuar nga sektori i hotelerisë me 747 ndërmarrje, sektori i prodhimit me 724 ndërmarrje”, thuhet në raport, shkruan ksp.

Sipas vlerësimeve të BQK-së, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2016, në shumicën e sektorëve është shënuar numër më i vogël i ndërmarrjeve të regjistruara. Në sektorin e prodhimit është shënuar rënia më e madhe e ndërmarrjeve të reja të regjistruara prej 211 ndërmarrje më pak, pasuar nga sektori i tregtisë që u karakterizua me 200 ndërmarrje më pak të regjistruara.

Sektorët kryesorë që shënuan numër më të madh të ndërmarrjeve të regjistruara ishin sektori i aktiviteteve profesionale dhe sektori i ndërtimtarisë 88 përkatësisht 9 ndërmarrje më shumë.