Reagimi i qytetarëve kundër ndërtimeve afër Liqenit të Badovcit, trajtohet gjerësisht në numrin special të së dielës në Koha Ditore.
Shkrimi kryesor me titull “Qytetarët mbrojnë Badovcin” tregon se si presioni publik i ka nxjerrë në pah prapaskenat institucionale për lejimin e këtij projekti.
Aty, gjithashtu mund të kuptoni se cilat janë shkeljet ligjore të Komunës dhe Ministrisë që i ka evidentuar grupi i qytetarëve kundërshtues.
Në intervistë, inxhinieri i ujërave Avdi Gjonbalaj, flet për ndikimin që do të kishte ndërtimi eventual i këtij projekti me shumë vila.
Për 400 binjakët që trajtohen në strehimoren e Najrobit mund të kuptoni informacione në reportazh.
Ndërsa, në dy nga faqet e botës mund të lexoni për historinë e gazetarit nga Tanzania, i cili përfundoi 137 herë në gjykatë.
Për numrin e lartë të studentëve të Universitetit të Prishtinës gjatë viteve të 70’ta, lexoni në fejton.
Rubrika kosovarçe sjell rrëfimin specialistin gjerman të ushtrisë amerikane, i cili iu bashkua vullnetarisht UÇK-së, ndërsa tani është pjesë e FSK-së.
Për pikturat që dëshmojnë Masakrën e Srebrenicës mund të kuptoni detaje në faqet e kulturës.
Kush është gruaja që riktheu vegun në shërbim të ruajtjes së traditës e mësoni në monument.
Kurse, te sporti veçohet artikulli për transferimet e bujshme në basketbollin kosovar.
Përveç këtyre, mund të lexoni edhe një numër shkrimesh të tjera interesante nga vendi e bota.