Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kesiq: Çështja e Kosovës, gjenerator i nacionalizmit në Serbi

Beograd, 22 janar - Dialogu i brendshëm për Kosovën në Serbi po shndërrohet në imponim të një opsioni - rikufizim në bazë të vijave etnike.

Kështu raportojnë mediat e Beogradit të jetë thënë sot, me rastin e prezantimit të raportit mbi monitorimin e dialogut të brendshëm, autorë të të cilit janë Forumi për Marrëdhënie Etnike dhe Fondacioni për Shqoëri të Hapur të Serbisë, transmeton Koha.net.

Dialogu i brendshëm për Kosovën në Serbi nuk është rezultat i konsensusit, por më shumë çonte nga ndarja e shoqërisë, deklaroi themeluesi i Forumit për Marrëdhënie Etnike, Dushan Janjiq.

Ai ka thënë se pritej që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, meqë kishte inciuar dialogun, do të dilte me një platformë politike, por kanë munguar edhe platforma e pushtetit, edhe dialogu.

Pushteti nuk po e di nga po e çon Serbinë, ka vlerësuar Dushan Janjiq, duke konstatuar se populli nuk e ka përkrahur rikufizimin me Kosovën si një zgjidhje.

Edhe Janjiq: Ndarja apo Asociacioni në Kosovë nuk e zgjidh çështjen e serbëve Arbëri Janjiq: Ndarja apo Asociacioni në Kosovë nuk e zgjidh çështjen e serbëve

Në Serbi nuk ekziston një kornizë demokratike për të drejtuar problemin e Kosovës, deklaroi Janjiq, transmeton Koha.net.

Ndërsa Izabela Kesiq tha se retorika e autoriteteve të pushtetit në Serbi për hyrje në BE është më shumë në nivel të floskulës, se të një orientimi të vërtetë. Ajo shtoi se BE-ja për Serbinë është e vetmja zgjidhje, një kornizë ku duhet të ndërtohen sundimi i drejtës dhe respektimi i të drejtave njerëzore.

Çështja e Kosovës, sipas saj, është gjenerator i nacionalizmit në Serbi. Aty ku dominon nacionalizmi, nuk ka zgjidhje demokratike. Kosova është arsyetim për dështime në planin e brendshëm, ka vlerësuar Izabela Kesiq.

Sipas saj, ndarja e Kosovës do të hapte çështjen e rregullimit të brendshëm të Serbisë dhe të fragmentimit të shtetit.

Ata që favorizojnë ndarjen e Kosovës punojnë për fragmentarizimin e Serbisë, ka thënë ajo.

Kesiq ka thënë se as Uashingtoni, as ndokush tjetër nga anëtaret e BE-së nuk mbështesin rikufizimin me Kosovën.

Ndarja e Kosovës ngushton të drejtat e serbëve të atjeshëm . Homogjenizimi në baza etnike është në kundërshjtyim me idenë e sundimit të të drejtës dhe demokracisë, ka thënë ajo.

Edhe Dushan Janjiq: Destabilizimi i Serbisë do ta përfshinte edhe rajonin Rajon Dushan Janjiq: Destabilizimi i Serbisë do ta përfshinte edhe rajonin

Kufizimi në baza etnike, ka shtuar ajo, i jep përparësi shovenizmit e nacionalizmit kundruall reformave, që pengon edhe bashkëpunimin rajonal, transmeton Koha.net.

Në lidhje me idenë e shkëmbimit të territoreve, ajo ka thënë se shkëmbimi çon nga ngushtimi i të drejtave të serbëve në Kosovë, prolongon integrimet europiane, ndikon negativisht në raportet midis Serbisë e Shqipërisë.