Këshilltari komunal i Organizatës së Ballit Kombëtar Demokrat (OBKD), Avni Islami, ka paralajmëruar padi ndaj personave juridikë për mosmenaxhim të mirë të deponisë së mbeturinave që gjendet në fshatin Dumnicë të Podujevës.
Ai ka thënë se kjo deponi që menaxhohet nga Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë sh.a. (KMDK) po i shkatërron florën dhe faunën në këtë fshat. Ankesat e deritashme, sipas tij, nuk janë marrë parasysh nga institucionet përgjegjëse, shkruan sot Koha Ditore.
“Unë shpreh shqetësimet e mia si përfaqësues i zgjedhur i popullit në Asamblenë Komunale dhe i banorëve të fshatit Dumnicë e Poshtme lidhur me deponinë e mbeturinave. Ajo ka shkaktuar dhe i ka shkatërruar florën dhe faunën. Dëmet e shkaktuara janë ngordhja e lopëve, deleve e dhive, helmimi i ujit, helmimi i tokës”, ka thënë Avni Islami.
(Tekstin e gjerë lexojeni sot në “Koha Ditore”)
-
Këshilltari që paralajmëroi padi ndaj pushtetit në Podujevë bëhet pjesë e tij
-
Banorët e fshatit Dumnicë ankohen se ujërat e zeza po derdhen jashtë deponisë së mbeturinave
-
KMDK-ja: Deponia në Sferkë menaxhohet nga KRU “Ambienti”, me aksionare kryesore Komunën e Pejës
-
Bajrami dorëzon kallëzim penal për deponinë e Sferkës, Pacolli e fajëson bashkëpartiakun e saj
-
Dy javë me kontejnerë të stërmbushur në Podujevë