Errold Belegu, këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur me fjalë ofenduese, me gjasë, ndaj kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili po kërkon që të bashkohet qyteti i Mitrovicës.
Belegu në një postim në Instagram, në foton e Bahtirit ka shënuar “Walking lopa” (lopa që ec), përcjell Kosovapress.
Bahtiri ka organizuar mbledhjen e nënshkrimeve të qytetarëve për bashkimin e Mitrovicës, të cilat sot ia ka dorëzuar presidentit të vendit, Hashim Thaçi, ndërsa Kuvendit të Kosovës i ka bërë thirrje që të mbajë një mbledhje, për të votuar pro bashkimit të Mitrovicës.

Artikuj të ngjashëm
-
Kërcënohet Agim Bahtiri
-
Bahtiri mbështet kandidatin e VV për kryetar të Mitrovicës veriore
-
I zhgënjyer me Kuvendin, Bahtiri te Thaçi me peticionin për bashkimin e Mitrovicës
-
Nis peticioni për bashkimin e Mitrovicës
-
Pavarësisht mospërkrahjes, Bahtiri bindshëm thotë se bashkimi i Mitrovicës do të realizohet