Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Këshilltari i Hotit: Do të insistojmë në çdo takim të diskutohet për dëmet e luftës dhe të pagjeturit

Xhavit Beqiri, këshilltar i kryeministrit Avdullah Hoti, ka thënë se bisedimet me Serbinë duhet të rezultojnë me njohje reciproke.

Ai në Interaktiv të KTV-së ka thënë se në këto takime është biseduar edhe për temat si dëmet e luftës, të pagjeturit, dëmet ekonomike.

Sipas tij, nuk mund të ketë pajtim të mirëfilltë, nëse fajtorët e krimeve nuk deklarohen fajtorë.

Ai ka thënë se çështja e të pagjeturve, dhunimet dhe temat e tilla do të trajtohen nga secili delegacion.

“Ideja është që përmes projekteve ekonomi të përfitojnë të dyja palët, të krijohet mirëbesim për të vazhduar diskutimin e temave tjera siç është zgjidhja e problemeve. Qëndrimi i arenës ndërkombëtare është që duhet të ketë njohje”, ka thënë ai.

Edhe Familjarët e personave të zhdukur në luftë të paqartë me Marrëveshjen e Ohrit Arbëri Familjarët e personave të zhdukur në luftë të paqartë me Marrëveshjen e Ohrit

Duke folur për platformën e Qeverisë për dialogun me Serbinë, ai ka thënë se delegacioni i Kosovës ka platformë të qartë që bazohet në Kushtetutën e Kosovës.

Sipas tij, kjo platformë përfshinë integritetin territorial, organizimin e brendshëm kushtetues dhe mbrojtjen e kufirit.

Beqiri ka thënë se çështja e asociacionit të komunave serbe nuk është hapur asnjëherë në asnjë takim.

Ai thotë se tema e kufijve është “hapje e kutisë së pandorës”.

“Ëshrë e disata herë që Lutfi Haziri deklarohet për kufij porse është në kundërshtim me qëndrimin e LDK-së dhe Qeverisë së Kosovës. Delegacioni shtetëror i Kosovës nuk ka mandat e as vullnet që të diskutojë për çështjen e kufijve. Serbia dhe Kosova duhet të njihen në kufijtë ekzistues”, ka thënë ai.

Edhe Hoti: S’duhet të arrihet marrëveshje me Serbinë pa u trajtuar çështja e të zhdukurve LAJMET E MBRËMJES Hoti: S’duhet të arrihet marrëveshje me Serbinë pa u trajtuar çështja e të zhdukurve

Sipas tij, zgjidhja më e mirë do të ishte evropianizimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Beqiri thotë se në Luginën e Preshevës shqiptarët duhet të trajtohen njëjtë siç trajtohen serbët në Kosovë.