Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Këshilltarët e Lipjanit kërkojnë strehim për viktimat e dhunës familjare

Këshilltarët e KK-së në Lipjan nga radhët e pozitës dhe opozitës kanë kërkuar nga Ekzekutivi i komunës angazhim për gjetjen e një zgjidhjeje për t’i strehuar viktimat e dhunës në familje.

Gjatë vitit të kaluar në Stacionin e Policisë në Lipjan janë regjistruar gjithsej 34 raste të dhunës në familje, 29 prej tyre janë evidentuar si viktima të gjinisë femërore, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndërkaq gjatë kësaj periudhe të vitit janë regjistruar gjithsej 10 raste të tilla, të cilat përfshijnë zonën e përgjegjësisë në Stacionin e Policisë në Lipjan.

Safete Amerllahu, këshilltare në KK të Lipjanit nga radhët e subjektit AKR-së, i cili subjekt qeveris Komunën e Lipjanit në koalicion me LDK-në, ka thënë se Komuna e Lipjanit nuk ka strehimore për mbrojtjen e viktimave të dhunës apo shërbime të tilla, andaj ndarja e disa banesave në bashkësi do të ishte zgjidhja me e mirë e mundshme në kuadër të politikes lokale dhe sociale... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)