Këshilli Prokurorial i Kosovës ka emëruar ushtruesin e detyrës së Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Gjakovës, pas vdekjes së ish-kryeprokurorit Ali Selimaj.
“Këshilli ka emëruar si ushtrues të detyrës së Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Gjakovës, deri në zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri, zëvendëskryeprokurorin e kësaj prokurorie, Ali Uka”, thuhet në komunikatën e Këshillit.
Tutje njoftohet se Këshilli Prokurorial ka marrë një sërë vendimesh të tjera.
U mor vendimi për shpallje të brendshme për avancim të tre prokurorëve në Prokurorinë e Apelit dhe ka miratuar pjesërisht Raportin e Komisionit për vlerësimin e performancës së shtatë prokurorëve, ku për dy nga ta ka kërkuar të bëhet rivlerësim.
Para këshillit dha betimin anëtari i ri, Agron Beka, i zgjedhur nga Kuvendi i Kosovës.