Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Këshilli i Prindërve kërkon që maskat për nxënësit t’i sigurojë Qeveria, rëndohen familjet

Të gjithë nxënësit e nivelit parauniversitar janë të obliguar që të sigurojnë vetë maskat, të cilat do t’i mbajnë gjatë procesit mësimor. Këtë e ka përcaktuar Ministria e Arsimit përmes një udhëzuesi të cilin e ka nxjerrë ditë më parë.

E një veprim i tillë po konsiderohet joserioz nga anëtarë të Komisionit parlamentar për arsim dhe nga prindërit, transmeton KOHA.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Deputeti i Vetëvendosjes, Fitim Uka, thotë se është e pakuptueshme se si Qeveria i fton nxënësit të shkojnë në shkolla dhe i obligon t’i blejnë maskat. Me këtë, sipas tij, qeverisja aktuale po e dëshmon se nuk e ka prioritet arsimin.

Edhe kryetari i Këshillit të Prindërve, Ymret Reshiti, vlerëson se është e pakuptueshme që t’u lihet barrë familjeve sigurimi i maskave për fëmijët e tyre.

Të njëjtin shqetësim e ka ngritur edhe drejtori i Institutit të Kosovës për drejtësi, Ehat Miftaraj ku në një postim në Facebook ka shkruar se sigurimi i maskave të nxënësve është obligim i shtetit.

Ai ka thënë se është shqetësuese se si do ta përballojnë familjet që jetojnë me social e që nuk kanë të ardhura sigurimin e maskave për fëmijët e tyre.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës në një përgjigje me shkrim ka theksuar se sipas udhëzuesit të përgjithshëm të MASH-it çdo nxënës duhet të ketë maskën personale, e cila përdoret gjatë gjithë kohës së qëndrimit në ambiente të shkollës.

Megjithatë, Ministria thotë se përpos maskave të siguruara nga Drejtoritë komunale, partnerët, donatorët dhe vetë shkollat, MASH-i dhe Qeveria kanë ndarë një pjesë të buxhetit për maska, mjete të tjera mbrojtëse dhe dezinfektues, ku shkollat do të kenë fond rezervë të tyre.