Ka nisur mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.
Kryetari i kësaj partie Isa Mustafa, ka thënë do të diskutohet për zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtë, si dhe për qëndrimet e kësaj partie për liberalizim vizash dhe shënjimin e kufirit me Malin e Zi, raporton KTV.
"Do të doja që të flasim për prioritetet e LDK-së për zgjedhjet lokale si dhe për konkludimin përgjegjësive tona politike dhe qëndrimeve tona sa i përket nxjerrjes së qytetarëve nga izolimi, liberalizimit të vizave dhe demarkacionit të kufirit me Malin e Zi”, ka thënë Mustafa.
Mediat janë lejuar të jenë prezent deri në fund të fjalimit të Isa Mustafës.
Në këtë mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së po merr pjesë edhe Vjosa Osmani.
-
Nis mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së
-
Mustafa s’tregon nëse do të rikandidojë për kryetar të LDK-së – thotë se Tirbunali për krimet serbe, mbulesë për dështimet politike
-
LDK-ja i nis zgjedhjet e brendshme
-
Pas kryetarëve të degëve, Mustafa takon deputetët e LDK-së
-
Mustafa: Synojmë ta rikthejmë udhëheqjen e Prishtinës