Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës ende nuk ka nxjerrë një vendim për ankesat lidhur me konkursin e ATK-së për inspektorë tatimorë.
ATK-ja ka konfirmuar se kandidatët e suksesshëm sipas konkursit, nuk kanë filluar punën dhe janë në pritje të vendimit për ankesat.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas Behram Gecit, Këshilli është në fazën e fundit të trajtimit të procedurës së rekrutimit, për të marrë një vendim brenda afatit të paraparë ligjor.
KTV-ja kishte raportuar për këtë konkurs , ku ishin pranuar një numër personash të afërt me LDK-në, por organizata “Çohu”, ka identifikuar edhe zyrtarë të lartë në këtë institucion të afërt me parti politike.
Konkurset, sipas Besnik Boletinit, bëhen vetëm sa për formalitet, pasi personat që do të punësohen dihen shumë më herët, e në këtë mes, e sheh si të rëndësishëm rolin e Këshillit për Shërbyes Civilë.