Këshilli Gjyqësor do të hartojë rregulla të reja për qasjen e avokatëve në objektet e gjykatave të vendit. Ky ka qenë vendimi i KGJK-së, pas situatës së krijuar me bojkotin e avokatëve, raporton KTV.
Kryesuesi i KGJK-së, Nehat Idrizi, ka thënë se synimi me urdhëresën aktuale, ka qenë që të ketë rend në Gjykata, e jo të kufizohen avokatët apo palët e tjera.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërveç kësaj, Idrizi ka përmendur edhe gjetjet e një sondazhi të D+, ku përmendej se 60 % e avokatëve, për lëndët që përfaqësojnë, komunikonin drejtpërdrejtë më gjyqtarin. Gjetje tjetër e këtij raporti, e cituar nga Idrizi, ishte se 17 % e avokatëve të anketuar, mendonin se kolegët e tyre kishin korruptuar gjyqtarin e rastit, praktikë që synohej të eliminohej.
Kryesuesi Idrizi ka thënë të këtë pasur një takim me kryetarin e Odës së Avokatëve, por që ende nuk dihet nëse do të pezullohet bojkoti/ Ridvan Hamza.